Nafta 265 lekë, Berisha: Bord komunist! Rama po i zhvat çdo qindarkë shqiptarëve

Kryetari i Rithemelimit, Sali Berisha, ka reaguar në lidhje me çmimin e naftës, i cili arrin në 265 lekë për litër.

Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, Berisha shkruan se Rama po grabit çdo qindarkë të familjeve shqiptare. Sakaq shton se 265- lekë për litër, është çmenduri, abuzim dhe vjedhje.

Statusi i Plotë:

Nafta arrin në në 265 lekë për litër. Rritje tjetër stratosferike e çmimit të naftes.

Bordi komunist i Edi Ramës nuk ka të ndaluar! Çmimi i naftës shënon sot një tjetër rekord. 265 lekë për litër do të paguajnë shqiptarët duke nisur prej ditës së sotme. Çmënduri! Abuzim! Vjedhje!

Krye-hajduti ka vendosur të zhvasë çdo qindarkë nga familjet shqiptare, duke e çuar në stratosferë çmimin e naftës, nëpërmjet bordeve me mendësi komuniste. Me naftën po bëhej një abuzim i tejskajshëm në vend. Edhe pa krijimin e bordeve situata ishte alarmante, por u zhyt edhe më thellë që në momentin e krijimit të bordeve të vjedhjes.

Çmimi i naftës në rajon ka një diference të madhe me Shqipërinë, e faji këtu është kryekëput i qeverisë dhe Edi Ramës. Masa të menjëhershme duhen ndërmarrë ose çmenduria e këtij njeriu do të dëmtojë ekonominë e çdo qytetari shqiptar. sb

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *