Orët e mesditës në vendin tonë parashikohet të jetë me kthjellime në pjesën më të madhe të territorit dhe kalime të pakta vranësinash në shtrirjen Lindore.
Ndërsa pas mesdite pritet që vranësinat e pakta të shfaqen në të gjithë Shqipërinë, ku në skajin Juglindor pritet që herë pas here të zhvillohen vranësinat duke sjellë shira të izoluar.
Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8 gradë C deri në 31 gradë C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40km/h nga drejtimi Verior-Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.