Shqipëria tjetër/ U prishin kanalin e vaditjes banorët lënë jonxhën kultivojnë hashashin, i gjithë fshati i proceduar

Një numër i ekzagjeruar banorësh të fshatrave Halil, Arameras dhe Nikël janë ndjekur penalisht për shkak të kultivimit të kanabisit.

Vetëm gjatë vitit 2020 janë regjistruar 406 procedime penale, me 51 autorë. Banorët pretendojnë se prishja e kanaleve vaditëse nga guroret i ka detyruar që të merren me kultivimin e bimës së ndaluar.

Banorët e fshatit Halil, pjesa më e madhe të papunë, tregojnë se pamundësia për të prodhuar produkte bujqësore për shkak të dëmtimit prej dy dekadash të sistemit të vaditjes, ka “detyruar” një pjesë të madhe të këtij komuniteti t`i kthejë sytë nga kultivimi i bimës së ndaluar.

Në kodrat sipër shtëpive të tyre edhe sot e kësaj dite gjenden dy rezervuarë të ndërtuar që nga koha e komunizmit, që janë plot me ujë, por që shërbejnë vetëm për të shtuar ngjyrën e gjelbër në pamjet panoramike.

Prej rreth 20 vitesh uji nuk shfrytëzohet, pasi guroret e shumta, që kanë populluar këtë zonë, dëmtuan edhe sistemin e kanaleve vaditëse.

Arsyeja janë guroret e licencuara pa kriter që gjithçka u shkatërrua. Kur është dhënë licenca, nuk është thënë, që të mos preket kanali. Kanalet u prishën nga guroret dhe askush nuk e vuri ujin në zjarr për këtë problem. Këtu është bërë krim ekonomik”

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *