Diplomatët francezë në Bruksel refuzojnë të thonë zyrtarisht nëse propozimi i publikuar në mediat bullgare dhe të Maqedonisë është autentik, njofton korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.
Gjatë disa ditëve të fundit më shumë dokumente janë publikuar në Bullgari dhe Maqedoninë e Veriut midis tyre është korniza e re negociuese, e cila nëse është pranuar nga të gjitha palët do të miratohe më 23 qershor në Këshillin Evropian. Kjo kornizë i integron propozimet franceze të dhëna në Sofje dhe për të cilat Shkupi zyrtarisht thotë se nuk i ka marrë.
Lidhur me këtë propozim francez, diplomatët e këtij vendi në Bruksel thonë se nuk mund ta konfirmojnë autenticitetin e tij. Në vendet e tjera anëtare të BE-së një heshtje e ngjashme tani për tani. Për të përkujtuar propozim-korniza e re, duhet të miratohet nga të gjitha 27-të vendet e tjera anëtare edhe nga Maqedonia e Veriut.
Situata politike në Bullgari është ajo që na shqetëson më së shumti për momentin në BE.
Për përmbajtjen e propozimit që është publikuar në mediat në Bruksel askush nuk komenton dhe të gjithë diplomatët na drejtojnë drejt kryeqendrave të tyre ku do të sillen vendimet në nivel kombëtar nëse ky propozim – kornizë e re është e pranueshme.
Nuk përjashtohet mundësia që vetë vendi anëtar i BE-së ta hedhë poshtë madje edhe nëse Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut e miratojnë.
Nga pala e Maqedonisë gjithashtu përsëritet se asgjë nga kjo që qarkullon nuk është konfirmuar ose është zyrtare. Për dallim nga Portugalia e cila u ndal pas propozimit të saj kur ishte në krye të BE-së, Franca as nuk e konfirmon dhe as nuk e mohon se në tryezë e ka idenë e re për tejkalimin e kontestit me Bullgarinë dhe zhbllokimin e procesit të BE-së.
Për momentin nuk është e mundur të krahasohet me kuadrin për Shqipërinë, sepse nuk është përgatitur, ose të paktën nuk qarkullon, por diplomatët në Bruksel theksojnë se Tirana është përballur vazhdimisht me kritika për mbrojtjen e minoriteteve, duke përfshirë edhe kërkesën e Greqisë dhe se nuk përjashtohet që vendet anëtare të BE-së të kërkojnë që Shqipërisë t’i vihet theks kjo pjesë dhe monitorimi i saj në kuadër, por kjo mbetet në nivelin e supozimit.
Çështja e ndryshimit të Kushtetutës për përfshirjen e komuniteteve të tjera është gjithashtu e hapur, si rezultat i presionit nga Sofja, e cila kërkon që bisedimet për anëtarësim të mos fillojnë zyrtarisht derisa Maqedonia e Veriut të ndryshojë Kushtetutën dhe të shtojë bullgarët.
Nëse kjo kornizë miratohet në fund të këtij muaji, Maqedonia e Veriut do të duhet të fillojë shumë shpejt me shqyrtimin dypalësh, proces që do të zgjaste, në skenarin më optimist, deri në mesin e vitit 2024.
Krerët e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të mbërrijnë në Bruksel më 23 qershor për t’u takuar me homologët e tyre nga vendet anëtare të BE-së. Në ndërkohë, nga e hëna pritet aktivitet intensiv diplomatik në të gjitha kryeqytetet e BE-së dhe në Shkup lidhur me një zgjidhje për kundërshtimin Bullgar.