Edi Rama duket se ka nisur gati një vit para, fushatën elektorale. Këtë të shtunë ai ku ka marrë pjesë në procesin e drejtuesve të rinj të partisë socialiste në Dibër.
Pasi i cilësoi si sukses zgjedhjet e pjesshme të fundit lokale ku opozita luftoi e përçarë kundër vetvetes, Rama, kërkoi bashkim nga socialistët e bazës dhe kërkoi që edhe në zgjedhjet e përgjithshme në Dibër të dalin tre deputetë socialistë.
Duke folur në kontekstin e lënies mënjanë të grindjeve, Rama lëshoi gjuhën, duke fyer popullin e krahinës së Dibrës.
“Se ju keni edhe një veçori speciale për t`ia hypur njëri tjetrit”, tha ai. Më pas në fjalën e tij u mundua që të bënte një farë korrigjimi, duke nënkuptuar lojën e famshme popullore të kësaj krahine “kala dibrançe” dhe sqaro se ata hedhen dhe përdridhen./Alfapress.al