Martin Çeço, 26-vjeçari që u gjet i pajetë dy ditë më parë në rezervuarin e Kolanecit në Maliq është vrarë. Tre persona, Bleti Angjo, Valter Mollaj dhe Edlir Mollaj, dyshohet se e kanë mbytur me litar dhe më pas e kanë hedhur trupin në rezervuar. Alarmi për zhdukjen e të riut u dha prej datës 12 qershor, kur Çeço nuk ishte kthyer në shtëpi, ndërsa pas tre ditësh, pra më datë 15 qershor babai ka bërë denoncimin për zhdukjen e të birit.
Fillimisht kërkimet nisën nga rezervuari i fshatit, ku u gjetën edhe shapkat e tij, nga ku më pas u nxorr edhe trupi. Duke marrë shkas nga vendi ku u gjet trupi i të riut të pajetë, u dyshuar për vetëvrasje, por pas ekspertizës mjekoligjore është konstatuar se Çeço kishte shenja në fyt.
Në pranga për këtë ngjarje kanë rënë Bleti Angjo, Valter Mollaj dhe Edlir Mollaj, ku dy të fundit janë kushërinj. Ndaj tyre rëndon akuza për veprën penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim.
Autorët e dyshuar e kanë marrë Çeçon dhe e kanë çuar në rezervuar, ku më pas e kanë vrarë me litar dhe e hodhën trupin në ujë për ta inskenuar si vetëvrasje. E gjitha si pasojë e një femre. Shkak i vrasjes dyshohet se është konflikti për të dashurën e Martinit (kjo e fundit e mitur). Para se të lidhej me Martin Çeçon vajza ka pasur një lidhje me Bleti Angjon, njërin prej vrasësve, e me lidhjen e re duket se ka shqetësuar ishin aq sa prej kohësh kërcënonte Martinin. Ky i fundit ka shkëmbyer fjalë në telefon, duke i pohuar se tashmë vajza i përket atij, duke e paralajmëruar që të mos e shqetësonte. Por kjo situatë, është përshkallëzuar duke nisur një konflikt mes djemve.
Ata e kanë lënë të takohen diku tjetër dhe që pas këtij takimi, që sipas policisë ishte bërë më 12 qershor 2022, ditë kur edhe familjarët kanë humbur gjurmët, ndërsa ishte dëshmia e vajzës mendohet se çoi në arrestimin e Edlir dhe Valter Mollaj dhe ishit të saj. Deri më tani, mendohet se i riu fillimisht është mbytur me litar dhe më pas trupi i pajetë është hedhur në rezervuarin e Kolanecit, duke krijuar bindjen se i riu ishte mbytur vetë.