MOTI SOT/ Një ditë ideale për plazh, temperaturat arrijnë në 34 gradë, por nuk mungojnë vranësirat!

Shqipëria do të jetë në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike Shqipëria duke bërë që moti të jetë i kthjellët me vranësira të lehta e kalimtare në pjesën më të madhe të vendit.

Sipas MeteoAlb, përjashtim bëjnë zonat Juglindore ku pritet grumbullim i vranësirave duke sjellë rrebeshe afat-shkurtra shiu shoqëruar me mini-stuhi breshëri.

Kjo situatë meteorologjike do të vijojë deri në orët e vona të mbrëmjes kur pritet përmirësim i kushteve amtosferike duke ri-kthyer sërish motin e kthjellët.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 34°C.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi verior, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.

Republika e Kosovës

Deri në mesditë, Kosova dominohet nga mot i kthjellët dhe vranësira të lehta por pas mesdite pritet shtim i vranësirave në pjesën më të madhe të Kosovës, megjithatë nuk priten reshje.

Orët e vona të pasdites përmirësojnë sërish kushtet e motit duke ri-kthyer kthjellimet në Kosovë.

Maqedonia e Veriut

Kthjellimet do të jenë dominuese gjatë orëve të para të ditës por pas mesdite dhe pasditja do të ketë herë pas here vranësira në pjesën më të madhe të MV.

E njëjta situatë e qëndrueshme meteorologjike do të na shoqërojë edhe gjatë natës në të gjithë territorin e MV.

Rajoni dhe Europa

Pjesa më e madhe e kontinentit karakterizohet nga moti i qëndrueshëm ku kthjellimet dhe temperaturat e larta do të jenë dominante.

Vlera ekstremisht të larta do të përjetojë gadishulli Iberik ndërsa Europa veriore, Europa Lindore si edhe Ishujt Britanikë do të dominohen nga vranësira dhe shira.

Po ashtu vendet e Europës Qendrore do të përjetojnë rrebeshe shiu si edhe mini-stuhi të forta ere.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *