Djalin 26 vjeç ia mbytën në rezervuarin e Maliqit/ Babai në gjendje të rëndë në spital, djali tjetër tenton vetëvrasjen! Drama në familjen Çeço

Martin Çeço është 26-vjeçari i cili u gjet i pajetë në rezervuarin e Maliqit pasi u mbyt me litar nga tre shtetasit Bleti Angjo, Valter Mollaj dhe Edlir Mollaj.

Ka qenë lidhja me një vajzë ajo që i ka shkaktuar probleme të riut dhe para pak ditësh i mori edhe jetën. Xhaxhai i Martinit duke folur për mediat ka deklaruar se babai i 26-vjeçarit ndodhet në gjendje të rëndë psikologjike në spital ndërsa vëllai më i madh i Martinit ka tentuar të vrasë veten.

Katër ditë kishte ndenjur në rezervuar. Mbrëmë ai hodhi thonjtë të mbyteshe vetë, se nuk e përballon dot se janë edhe të rinj, 33 vjeç është ai i madhi. Shkon në Mal të Zi dhe punon.

Tani ka nja 3-4 muaj që ka shkuar në Tiranë. Janë të rinj dhe nuk e përballojnë gjënë kështu. Do mbytej vetë nëse nuk do të kisha qenë unë. Ndërkohë më herët, Katerina Ago ka deklaruar për mediat se vëllai i saj i kishte treguar se ishte kërcënuar nga disa persona por nuk e dinin se nga kush dhe pse.

Ajo u shpreh se i vëllai jetonte me babain dhe se i kishte treguar se ishte i lidhur me një vajzë.

Unë jetoj ne Greqi. Vëllai me ka marre ne tel 3 dite para se të zhdukej. Qante dhe me thoshte që jam i mërzitur sepse  më  kërcënojnë disa persona.

Por nuk me tregonte se me kë kishte konflikt dhe cilët ishin personat që e kërcënonin. Ishim në dijeni të lidhjes me një vajzë por nuk e njihnim.

Edhe babait i kishte treguar që e kërcënonin disa persona por arsyet dhe emrat e tyre nuk na i tregonte. Vëllai jetonte vetëm me babanë. Ky i fundit është në gjendje të rënde psikologjike në spitalin e Korçës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *