‘Hetuesit të bëjnë punën, askush s’është mbi ligjin!’/ Ambasadorja Kim në krah të kryeprokurorit Çela: Hetim për të gjithë shkelësit në zgjedhje  

Shtetet e bashkuara të Amerikës kanë folur qartë në lidhje me këtë proces zgjedhor, por deklaratave të djeshme i shtohet edhe qëndrimi i sotëm i kryediplomates amerikane në Tiranë.

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, ka dalë në krah të kryeprokurorit Olsian Çela, i cili ka kërkuar hetim nga të gjithë vartësit e tij, për çdo denoncim të bërë lidhur me krimin zgjedhor.

Deklarata e tij është ripostuar nga ambasadorja Kim, e cila ka bërë me dije se, edhe Amerika e mbështet fuqimisht thirrjen e kryeprokurorit, duke kërkuar punë nga hetuesit. Edhe njëherë, thirrjen e saj, Kim e ka mbyllur me fjalinë: “Askush nuk është mbi ligjin!”

Ajo po ashtu theksoi se, “Reforma në Drejtësi” kërkon që prokurorët të kryejnë detyrën me pavarësi e integritet.

STATUSI NGA YURI KIM

“Prokurori i Përgjithshëm Çela u ka kërkuar të gjithë prokurorëve në Shqipëri që të intensifikojnë hetimin dhe ndjekjen penale të krimeve zgjedhore. Supports e mbështet fuqimisht këtë thirrje. Reforma në Drejtësi kërkon që prokurorët të kryejnë detyrën e tyre me pavarësi dhe integritet. Askush nuk është mbi ligjin”.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *