Të fitosh një proces zgjedhor duhet shumë zotësi sidomos kur ke një kohë të gjatë në opozitë dhe përball një qeverie që ka të gjitha pushtetet.
Por zotësi më e madhe duhet atëherë kur i humbet zgjedhjet, për të njohur përgjegjësitë, por edhe për të pranuar humbjen, apo për t’i hapur rrugën më të zotëve.
Këtë pritej që ta bënte kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, por ai me sa duket nuk do t’ja dijë për humbjen, në një kohë që veprimin fisnik e ka bërë ajo që njihet si “Gruaja e hekurt” e së djathtës.
Është fjala për Jozefina Topallin e cila ka braktisur partinë e saj duke u dorëhequr pasi dështoi në zgjedhjet e 25-prillit,
“Lëvizja për Ndryshim” nuk ia doli për t’u bërë faktor në këto zgjedhje.
Por unë dëshiroj të falënderoj stafin, secilin prej kandidatëve që sfiduan klasën politike aktuale, të falënderoj të gjithë ata që besuan.
Duke u larguar nga drejtimi i kësaj Lëvizjeje, uroj që njerëz patriot dhe të pakorruptuar të vazhdojnë Lëvizjen për reformimin e së djathtës shqiptare”,- ka deklaruar Topalli në reagimin e saj.
Partia Lëvizja për Ndryshim nuk arriti të kalonte pragun në zgjedhjet parlamentare, duke marrë vetëm 7049 vota, ose 0.45% në rang vendi.
/Priza.al/