Ua vodhën, apo nuk donin të votonin veten? Njihuni me 85 kandidatët që morën zero vota në 25 prill  

Shqipëria është një vend që rezervon çudira nga më të mëdhatë, por të pa besueshme janë ato që dëgjohen sidomos sa herë që zhvillohen procese zgjedhore, e sidomos kur certifikohen nga ndërkombëtarët.

Në një kohë kur dy partitë kryesore të opozitës po pretendojnë për manipulime, tjetërsime, apo zhdukje votash, por edhe partia e vetme fituese PS-ja, po akuzon opozitën për raste shitblerjeje votash, ka edhe kandidatë që nuk kanë marrë asnjë kokërr vote.

Në zgjedhjet e 25 prillit, ndryshe nga herët e tjera, shqiptarët përveç partive politike kishin mundësinë që të zgjidhnin edhe për kandidatët e tyre të preferuar.

Sipas sistemit zgjedhor, kandidatët, falë punës në terren dhe krijimit të besueshmërisë tek njerëzit, kishin mundësinë që të merrnin një mandat edhe nëse nuk ishin të përfshirë nga partitë politike në listat fituese.

Deri më tani kanë thyer herësin duke u futur në Kuvend, 4 politikanë, ata janë Luciano Boçi, Gramoz Ruçi, Fatmir Xhafaj dhe Ornaldo Rakipi.

Por nga ana tjetër ka pasur edhe nga ata persona që janë të përfshirë në listat për deputet të partive politike dhe pavarësisht kësaj kanë marrë shumë pak vota ose në shumë raste edhe asnjë votë.

Nga një vëzhgim i deri më tanishëm i të dhënave nga KQZ, mësohet se janë 85 persona të përfshirë në listat e partive të vogla politike apo koalicioneve, që nuk kanë marrë as edhe një votë të vetme.

Kjo gjë lë të kuptohet se atyre ose u janë vjedhur apo tjetërsuar votat, ose ata kanë qenë aq altruistë sa nuk kanë votuar as veten e tyre. Ja cilët janë këta individë…

Subjekti Zgjedhor: Partia Balli Kombëtar/ 19

Edmond Kapllani

Dilaver Shala

Kristina Saliasi

Lena Saliasi

Pëllump Brakollari

Irida Alimadhi

Tomorr Dyrmishi

Sorjana Kume

Luljeta Haxhillari

Majlind Duro

Luan Mulla

Dorian Vukaj

Ardi Mugri

Hylvi Brahimi

Gerald Rroshi

Cyme Lulaj

Klodian Alija

Gëzim Hysenllari

Ardiana Lamaj

 

Subjekti Zgjedhor: Partia Lëvizja Demokratike Shqiptare/ 12

Adelina Teta

Sonila Aliu

Ina Xhafer

Sara Tarllamishi

Artur Prishtina

Ilda Qarri

Klaudjo çobaj

Genc Luanaj

Violeta Hoxha

Fatjon Haxhiu

Mario Ciko

Almer Zyka

 

Subjekti Zgjedhor: Partia Bindja Demokratike/ 7

Briana Bino

Albi Ceno

Anila Prifti

Lorenc Shehaj

Klaudjo Monçe

Klodiana Hasanaj

Devi Fing-ja

 

Subjekti Zgjedhor: Aleanca Bashkimi Popullor Emigracioni – Ora e Shpresës dhe Konservatorët/ 27

Aleks Bezhani

Valdet Gjinali Deralla

Klevis Çapia

Marjana Dollani

Elton Kullolli

Afërdita Cani

Nafie Qerimi

Roland Llato

Odhisea Gremo

Rudjana Shkrepa

Akil Sokolaj

Jetmira Shabani

Sarina Zaja

Pali Panxhi

Anxhelo Nika

Jurgen Fregjaj

Bardhe Lisi

Hyqmet Hamati

Vladimir Nikolla

Jonida Gjoka

Xhejni Pole

Mimoza Shosha

Albriç Deraj

Lejka Bonjakaj

Elsaveta Beqiraj

Dhionis Kënini

Jetnor Haruni

 

Subjekti Zgjedhor: Partia Nisma Thurje/ 4

Kejsi Pepa

Eduard Kola

Elsina Gjindali

Anisa Aliu

 

Subjekti Zgjedhor: Partia Levizja e Re/ 12

Ervis Sina

Dorina Veliu

Muharem Gega

Dorina Ahmeti

Rigest Lusha

Fitime Proda

Jorgo Papa

Xhoi Laraku

Suzana Nikshiqi

Aurora Kalemi

Fatlinda Elezi

Gentian Halilaj

 

Subjekti Zgjedhor: Partia Aleanca Demokracia e Re/ 2

Igli Aliko

Xhegi Dyrmishi

 

Subjekti Zgjedhor: Partia Lëvizja Për Ndryshim/ 2

Griselda Xhika

Renaldo Rama

/Priza.al/

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *