Shijet e holla të konservatorit Kujtim Gjuzi, për të zgjedhur jo vetëm kandidatë të rinj dhe energjik por edhe elementë simpatike, kanë qenë i vetmi element që në këto zgjedhje kapi pritshmëritë.
Pikërisht kandidatja simpatike Anita Dervishi, e cila ishte në listën e “Aleanca Bashkimi Popullor ABEOK” të Kujtim Gjuzit, ka mundur të marrë jo shumë por 4 vota nga qytetarët në Durrës.
Por gjithsesi ajo ka qenë e suksesshme me kandidimin e saj të parë, pasi përveç bujës që bëri në mediat rozë, si dhe fansave të shumtë në rrjetet sociale, arriti që të marrë edhe 4 vota, në një kohë që kreu i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi, ka qenë një dështim i vërtetë, pasi ka siguruar vetëm 2 vota.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka zyrtarizuar tashmë listën finale të 140 deputetëve të rinj të Kuvendit të Shqipërisë dhe bashkë me këtë listë edhe sesa vota ka marrë secili kandidat.
Kujtojmë se Anita Dervishi, mbante numri 3 në listën e kandidatëve, në qarkun e Durrësit, për Partinë Konservatore, të udhëhequr nga Kujtim Gjuzi, i cili u regjistrua në KQZ me “Aleanca Bashkimi Popullor ABEOK”.
Kandidatja për deputete bëri fushatë elektorale sidomos në rrjetet sociale, ku u shqua për pozat e saj seksi, duke fituar sidomos admirimin e qindra meshkujve.
Në profilin e saj në “Instagram”, Anita shfaqet me poza provokuese, ku ekspozon linjat trupore, duke “çmendur” fansat e saj të shumtë.
Edhe pse nuk mori asnjë mandat për në Parlament, gjithsesi me kandidaten Dervishi, Konservaroti Gjuzi, tregoi edhe një herë se ka shije të hollë, në mos në Zgjedhje, të paktën në përzgjedhje.
/Priza.al/