Një 43- vjeçar është gjetur i vdekur në Tiranë.
Mësohet se shtetasi me iniciale A. S., jetonte i vetëm si dhe nuk janë konstatuar shenja dhune.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 19.06.2022, në rrugën “Sali Nivica”, në banesë, është gjetur nga të afërmit, pa shenja jete, shtetasi A. S., 43 vjeç, i cili jetonte i vetëm.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.