Kryeministri, Edi Rama ka vizituar një biznes, në Gjakovë.
Në takimin e tij me sipërmarësit, i pyetur në lidhje me Skënderbeun, Rama nuk ka kursyer edhe batutën për ministren Elisa Spiropali: “Nëse keni pyetje specifike për Skënderbeun kemi eksperten”.
“Në rast se do të duhen përgjigje teknike, kam marrë Ministren e Financave, ministren e Zhvillimit Rural, ministren e turizmit dhe mjedisit duke pasur parasysh që janë fusha me interes për ju. Kam marrë dhe Ministren për Parlamentin nëse keni pyetje specifike për Skënderbeun”, tha Rama.