Kryeministri, Edi Rama këtë dielë ka vizituar një biznes, në Gjakovë.
Rama tha se Ballkani i Hapur do të krijojë hapësira më të mëdha për të gjithë, si dhe Serbia volumin më të madh tregtar e ka në Kosovë.
Ka një koncept të shtrirjes në dy anët, por i Durrësit dhe Prishtina. Ekonomia dhe ndërveprimi i sipërmarrjeve s’mund të jenë pengesë e çështjeve politike sado të jenë të rënda. Gruri aty është 40 % që prodhohet këtu dhe 60 % vjen nga Serbia, por çfarë do të thotë kjo që gruri i Serbisë nuk hahet dhe ky i joni hahet.
Për të qesh dhe për të qarë që Ballkanin e hapur e shikojnë si një treg që Serbia do të marrë më shumë hapësirë. Po të shohësh Serbia rritjen më të madhe e ka këtu, praktikisht volumi tregtar më i madh është këtu, Ballkani i Hapur do të krijojë hapësira më të mëdha për të gjithë”, tha Rama.