Një sëri përleshjesh dhe incidentesh nga njerëzit e pranishëm në një koncert në Uashington shkaktuan një viktimë dhe tre të plagosur midis të cilëve edhe një polic.
Një djalë 15 vjecar është viktima si pasojë e të shtënave me armë në Uashington DC , në një zonë që konsiderohet zemra afrikano-amerikane e kryeqytetit plot me restorante. bare dhe dyqane. Të shtënat u zhvilluan në një kryqëzim, një distancë e shkurtër nga eventi i tretë vjetor i Moechella, një ngjarje në gjysmë të rrugës midis një koncerti dhe një demonstrimi të aktivizmit social.
Sipas policisë, gjatë mbrëmjes kishin shpërthyer një sërë përleshjesh dhe incidentesh, me kaosin e krijuar nga shpërndarja e njerëzve të pranishëm në një koncert. Autoritetet kishin vendosur kështu t’i jepnin fund ngjarjes për arsye sigurie. Disa njerëz u plagosën në nxitimin e tyre për t’u larguar nga zona.
Ngjarjet ndodhën mes orës 18:30 dhe 20:30 me orën lokale. Në vendngjarje u gjet një armë, por jo arma e zjarrit e cila dyshohet se ka shkaktuar vdekjen e djalit dhe tre të plagosurit. Asnjë oficer policie nuk qëlloi dhe nuk pati shkëmbim të shtëna me armë, thonë autoritetet.