Këtë të hënë do të mbahet mbledhja mes dy qeverive, mes asaj të Kosovës dhe Shqipërisë, ku pritet firmosja e disa marrëveshjeve.
Sakaq përmes një postimi në rrjete sociale ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka shpërndarë një foto ku shihen ministrat shqiptarë të cilët janë nisur me autobus drejt Kosovës.
Sakaq, kjo pritet të jetë edhe axhenda e sotme e mbledhjes:
- Ceremonia zyrtare e pritjes;
- 11.15 – Hapja e sesionit plenar të mbledhjes së dy qeverive Kosovë – Shqipëri;
- Fjalë e z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës;
- Fjalë e z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë;
- Fjalë të shkurtra nga anëtarë të dy kabineteve për të parashtruar çështjet kryesore dhe marrëveshjet për nënshkrim;
- 12.20 – Prezantimi nga z. Eric SMIT, Drejtor i “Royal Haskoning DHV”;
- Infrastruktura portuale dhe hekurudhore kombëtare në funksion të tregut të përbashkët kombëtar dhe katër lirive ekonomike: Projekti i Portit të ri tregtar në Porto Romano, integrimi me hekurudhën Durrës – Prishtinë, dhe Porti i thatë në Kosovë;
- 12.30 – Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare;
- 12.45 – Konferencë e përbashkët për shtyp e dy Kryeministrave;
- 18.00 – Promovimi i librit “Përplasja e Madhe” të Enver Hoxhaj.