Foto/ Mbledhja mes dy qeverive shqiptare, ministrat e Shqipërisë nisen drejt Kosovës

Këtë të hënë do të mbahet mbledhja mes dy qeverive, mes asaj të Kosovës dhe Shqipërisë, ku pritet firmosja e disa marrëveshjeve.

Sakaq përmes një postimi në rrjete sociale ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka shpërndarë një foto ku shihen ministrat shqiptarë të cilët janë nisur me autobus drejt Kosovës.

Sakaq, kjo pritet të jetë edhe axhenda e sotme e mbledhjes:

  • Ceremonia zyrtare e pritjes;
  • 11.15 – Hapja e sesionit plenar të mbledhjes së dy qeverive Kosovë – Shqipëri;
  • Fjalë e z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës;
  • Fjalë e z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë;
  • Fjalë të shkurtra nga anëtarë të dy kabineteve për të parashtruar çështjet kryesore dhe marrëveshjet për nënshkrim;
  • 12.20 – Prezantimi nga z. Eric SMIT, Drejtor i “Royal Haskoning DHV”;
  • Infrastruktura portuale dhe hekurudhore kombëtare në funksion të tregut të përbashkët kombëtar dhe katër lirive ekonomike: Projekti i Portit të ri tregtar në Porto Romano, integrimi me hekurudhën Durrës – Prishtinë, dhe Porti i thatë në Kosovë;
  • 12.30 – Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare;
  • 12.45 – Konferencë e përbashkët për shtyp e dy Kryeministrave;
  • 18.00 – Promovimi i librit “Përplasja e Madhe” të Enver Hoxhaj.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *