Minimatura/ Provimi i parë, 31 mijë nxënës testohen sot në lëndën e Gjuhës Shqipe

Këtë të hënë minimaturantët do t’i nënshtrohen provimit të parë të detyrueshëm në lëndën e Gjuhës Shqipe, ku do të marrin pjesë rreth 31350 minimaturantë.

Mësohet se provimi do të mbahet në orën 10:00, si dhe do të zgjasë rreth 2 orë e 30 minuta.

Pas gjuhës shqipe, nxënësit do të testohen edhe në matematikë e gjuhë të huaj. Gjuhët e huaja që jepen si provim i detyruar janë: “Anglisht”, “Frëngjisht”, “Italisht” dhe “Gjermanisht”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *