Çështja çame/ Idrizi i përgjigjet ashpër ministrit grek: Babai i Micotaqis e ka pranuar, nëse e përmendni s’ka integrim në BE

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ka reaguar në lidhje me deklaratat e ministrit të Jashtëm grek Nikos Dendias për çështjen çame.

Në një deklaratë për mediat, Idrizi tha se Kuvendi i Shqipërisë ka hapur sot dyert për të kujtuar këtë gjenocid por edhe se Dendias nuk duhet të harrojë deklaratën e babait të kryeministrit Micotakis, i cili e ka pranuar çështjen çame në një takim me ish-kryeministrin Aleksandër Meksi.

“Në qoftë se ka dikë që nuk e befason kjo gjë, jemi pikërisht ne. Sigurisht më bën përshtypje ky deklarim. I shkon një ministri të jashtëm të një vendi që ka një ligj lufte me Shqipërinë, por jo një ministri të jashtëm të një vendi që kërkon marrëdhënie të mira fqinjësie. Një gjuhë arrogante, duhet të na shqetësojë. Në qoftë se kjo çështjes nuk ka vazhdimësi, në kërkimi ne drejtësisë për shqiptarët e Çamërisë. Më duhet t’i kujtoj ministrit të Jashtëm të Greqisë së sotme dhe kryeministrit, babain e kryeministrit të sotëm Micotaqis që e ka pranuar çështjen çame në takim me ish-kryeministrin Meksi.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *