Java çame/ Dita kushtuar gjenocidit grek kundër shqiptarëve sjell rrëfime nga dëshmitarë okularë

Java çame ka startuar këtë të hënë në parlamentin e Shqipërisë për komunitetin çam si një mënyrë për të sjellë rrëfime për gjenocidin mbi shqiptarët e Çamërisë.

Burime për median bëjnë me dije se në kuadër të kësaj jave pritet të ketë një seri aktivitetesh në ditët në vijim. 27 qershori është ditë e njohur nga parlamenti i Shqipërisë si dita e gjenocidit mbi shqiptarët e Çamërisë, teksa për këtë çështjes ka dhe një rezolutë.

Gjenocidi grek kundër Çamërisë ose dëbimi i shqiptarëve nga Greqia ishte shpërngulja e detyruar e mijëra shqiptarëve çamë nga Çamëria, pjesë e rajonit bregdetar të Epirit, pas Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri, në duart e elementëve të rezistencës greke.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *