Kryeministri Rama së bashku me delegacionin e qeverisë shqiptare kanë mbërritur në Kosovë.
Arsyeja e vizitës së tij pritet të jetë nënshkrimi i disa marrëveshjeve. Ai është pritur nga kryeministri Albin Kurti me të cilin kanë shtrënguar duart.
Sakaq, kjo pritet të jetë edhe axhenda e sotme e mbledhjes:
Ceremonia zyrtare e pritjes;
11.15 – Hapja e sesionit plenar të mbledhjes së dy qeverive Kosovë – Shqipëri;
Fjalë e z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës;
Fjalë e z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë;
Fjalë të shkurtra nga anëtarë të dy kabineteve për të parashtruar çështjet kryesore dhe marrëveshjet për nënshkrim;
12.20 – Prezantimi nga z. Eric SMIT, Drejtor i “Royal Haskoning DHV”;
Infrastruktura portuale dhe hekurudhore kombëtare në funksion të tregut të përbashkët kombëtar dhe katër lirive ekonomike: Projekti i Portit të ri tregtar në Porto Romano, integrimi me hekurudhën Durrës – Prishtinë, dhe Porti i thatë në Kosovë;
12.30 – Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare;
12.45 – Konferencë e përbashkët për shtyp e dy Kryeministrave;
18.00 – Promovimi i librit “Përplasja e Madhe” të Enver Hoxhaj.