Kryeministri, Edi Rama ka marrë pjesë në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, ku dhe nuk I ka kursyer batutat.
Rama me ironi tha se të gjithë ata që duan të fusin ‘xixa; mes tij dhe kryeministrit Albin Kurti, i ngjan lehjes së një qeni.
“Faleminderit edhe për ndalimin e shiut, se ka pas herë pas here reshje. Ishte një qen aty që lehte, por nuk lehu më, çka mbase jem një mesazh për të ngjashmit e tij në botën e njerëzve, që kërkojnë të fusin zakonisht xixa mes nesh dhe kërkojnë të shikojnë me patjetër çështje të hapura mes meje dhe homologut këtu”, tha Rama.