Një 31-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi ka kërcënuar një oficer policie.
Njoftimi i Policisë:
Durrës
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës bënë ndalimin e shtetasit në kërkim Xh. M., 31 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 17.06.2022 ka kanosur për shkak të detyrës një oficer policie.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.