Faqja e specializuar “The Analyst” ka bërë një parashikim për fituesin e Botërorit në Katar.
Kjo faqe që merret me analiza sportive publikoi rezultate që befasuan shumë njerëz dhe kampioni aktual i botës Franca u shpall favorit i parë.
“Trikolorëve” u jepet 17.93 për qind shanse për të mbrojtur titullin, të cilin askush nuk ia ka dalë që nga viti 1962 dhe titullin e dyfishtë të brazilianëve.
Në vend të dytë renditet Brazili me 15.73 për qind shanse dhe të tretit spanjollët që kanë 11.53 për qind shanse për të ngritur “kupën e artë”.
Më pas vijnë anglezët, belgët, holandezët, gjermanët dhe argjentinasit dhe 10 favoritët e parë plotësohen nga portugezët dhe kroatët me 2.31 për qind.