Zgjedhjet e 25 prillit/ Ish-Missi Silvana Bushati, del më keq se bukuroshja e Konservatorëve, nuk e votëbesuan as familjarët  

Votimet e 25 prillit kanë shënuar surpriza të papara që kanë dalë nga brenda kutive të votimit dhe që nuk dihet a do të gjejnë apo jo shpjegim.

Nga lista e kandidatëve për deputetë ka edhe nga ata persona që kanë votuar vetëm veten e tyre, pra kanë marrë nga një tek votë, edhe pse mund të kenë pasur familjarë, të afërm dhe farefis, prej të cilëve mund të kërkonin votëbesimin.

Nga ndjekja e të dhënave të publikuara nga KQZ-ja, rezulton se janë 98 pretendentë për deputetë, të cilët gjatë numërimit të votave për kandidatët është zbuluar se kanë marrë vetëm nga një tek votë, ose thënë ndryshe vetën votën e tyre.

Featured image of article: Nuk u besuan as familjet! Kush janë kandidatët për deputetë që morën vetëm votën e vetes, spikat ish-Missi Silvana Bushati, lista me 97 të tjerët

Kjo duket se ka ndodhur edhe me një tjetër prurje simpatike të Konservatorëve, ose thënë më qartë me një tjetër zgjedhje plot shije nga ana e kryetarit Kujtim Gjuzi, që me sa duket synonte ta kthente Parlamentin shqiptar në një “pasarelë modelesh”.

E kemi fjalën për ish-Miss-in Silvana Bushati, që për fat të keq nuk ka mundur të përfaqësohet denjësisht politikisht në këto zgjedhje, pasi ka marrë vetëm një votë.

Bushati kandidoi për deputete nën logon e “ABEOK” (Aleanca Bashkimi Popullor Emigracioni – Ora e Shpresës dhe Konservatorët), e drejtuar nga Kujtim Gjuzi, në qarkun e Shkodrës.

Siç duket, ish-Missi nuk ka qenë bindëse jo më për elektoratin shkodran, por as për familjarët e saj, pasi nuk ka arritur t’u marrë as atyre votat. Ose bukuroshes në të kundërt i janë vjedhur të gjitha votat e tjera ose tjetërsuar, por deri tani ajo nuk ka paraqitur ankimim në KQZ.

Më poshtë keni listën me të gjithë kandidatët që morën vetëm një votë:

Ke ballkon të rrezikshëm': Silvana e 'Kavazit të Artë' i përgjigjet deputetit - TV Mania

Intervista/ Silvana Bushati: Për mua politika ska qenë dhe sdo të jetë kurrë synim ,më vjen keq për njerëzit që vazhdojnë e votojnë një tufë matrapazësh… | Gazeta Telegraf

FOTOT/ “Më ke vjedhur emisionin, ja ke hapur këmbët shefit”, sherr mes gazetares së TCH dhe modeles së njohur – Gazeta Tema

 

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *