6 drejtues mjetesh janë arrestuar në Tiranë, pasi kanë kryer shkelje të rregullave të qarkullit rrugor.
Shtetasit me me iniciale A. T., 18 vjeç, R. E., 25 vjeç, E. H., 35 vjeç, F. S., 26 vjeç, M. T., 60 vjeç, A. Ç., 43 vjeç akuzohen për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë
Vihen në pranga 6 drejtues mjetesh, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Procedohen në gjendje të lirë 2 shtetas, si dhe shpallen në kërkim 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:
– A. T., 18 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi;
– R. E., 25 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi;
– E. H., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur;
– F. S., 26 vjeç, M. T., 60 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet përkatëse, në gjendje të dehur;
– A. Ç., 43 vjeç, banues në Tiranë, për veprët penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, pasi ky shtetas është kapur duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur dhe me qëllim shmangien e masës administrative, ka tentuar të korruptojë punonjësin e Policisë, duke i ofruar një shumë parash. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për shtetasin J. F., 43 vjeç, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grusht shtetasin R. F., 61 vjeç.Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 referuan materialet në Prokurori për shtetasin V. P., 38 vjeç, për veprën penale “Përndjekja”, pasi dyshohet se ka përndjekur një shtetase. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë referuan materialet në Prokurori, si dhe po punojnë për kapjen e shtetasve Sh. K., 26 vjeç, banues në Kavajë; I. B., 31 vjeç, banues në Durrës, dhe A. K., 34 vjeç, banues në Lushnjë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, e kryer në bashkëpunim. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë goditur me sende të forta shtetasin B. H., 29 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Më datë 19.06.2022, shtetasja S. B., 41 vjeçe, banuese në Tiranë, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, bashkëshorti i saj, shtetasi V. B., 44 vjeç. Punohet për gjetjen e tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.