Kreu i Grupit Parlamentar të PS, foli për mediat mbi refuzimin e kërkesës së PD për ngritjen e një komisioni hetimor për Investimet Strategjike. Ai tha se në kërkesën e PD, nuk ka asnjë fakt apo indicie për komision hetimor, pasi nuk mund të hetosh të gjitha kontratat koncesionare.
Balla: Kërkesa e deputetëve të PD, ka probleme me Kushtetutën. Unë kam një sqarim për arsyet e refuzimit të kësaj kërkese. Në kërkes nuk ka asnjë fakt apo indicie për ngritjen e komisionit hetimor. Bazohemi në Kushtetutë për refuzimin e kërkesës së PD, pasi nuk mund të hëtosh të gjitha kontratat koncesionare. Mëgjithatë do të parashtroj në kuvend, arsyet e refuzimit të kësaj kërkese.