Mësimi online ka të mirat e tij pasi të ruan nga koronavirusi dhe të jep informacione në distancë, por herë pas here është edhe i disfavorshëm.
Kjo sidomos kur në kushtet e shtëpisë harron që në Zoom apo aplikacione të tjera, ke qindra sy që të ndjekin Live.
Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Kolumbi, ku një mësues fizike i një shkolle katolike përveç mësimit online, u ka falur studentëve të tij pa dashur edhe një “leksion erotik” gjatë disa skenave intime me gruan e tij.
Mësuesi i fizikës që mendonte se e kishte stakuar kamerën e programit “Zoom”, menjëherë pas mësimit ka nxituar të gjejë çlodhje në gjinjtë e bashkëshortes. Ai ka vendosur fytyrën e tij në dekoltenë e saj duke i dhuruar puthje të zjarrta, i pavetëdijshëm se kamera e kompjuterit të tij ishte ende e hapur.
“Ruben Dario Parras puthi gjoksin e bashkëshortes së tij gjatë orës mësimore, ndërsa pamjet u incizuan nga një nxënëse që ishte në Zoom, e cila më pas i shpërndau pamjet në rrjetet sociale”,- raportonte “Daily Mail”.
Parras ka kërkuar falje për ngjarjen në fjalë, ndërsa drejtori i shkollës ka nisur hetimet për këtë rast të paprecedent.
Incidentet me aplikacionin “Zoom” janë bërë mjaft të shpeshta gjatë pandemisë, pasi njerëzit aksidentalisht kanë shfaqur më shumë sesa kanë pasur për qëllim.
/Burimi: Daily Mail/Përshtati: Priza.al/