Kurti në konferencë me Ramën: Projekti i hekurudhës Durrës-Prishtinë fokusi ynë

Dy kryeministrat shqiptarë, Rama dhe Kurti kanë konferencën e përbashkët, pas nënshkrimit të marrëveshjeve mes dy qeverive.

Në një konferencë për shtyp, Kurti tha  ndonëse u nënshkruan një numër marrëveshjeh, projekti i hekurudhës Durrës- Prishtinë është nga më të rëndësishmit.

“Vendet tona nuk i bën bashkë thjesht interesi, por është në interesin tonë të qëndrojmë bashkë. Ky besim i ndërsjellë social është qenësor për bashkëpunim ekonomik dhe social. Vetëm 5 vitet e fundit shkëmbimi ynë tregtar me Shqipërinë është shumëfishuar si asnjëherë më parë. E kur jemi te gjerat që nuk janë bërë asnjëherë, projekti i hekurudhës Durrës- Prishtinë është nga më të rëndësishmet”,  tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *