Po punon për ta shkarkuar Kurtin? Rama përplaset me gazetarin: Prit, s’do e mbarosh pyetjen…!

Kryeministri, Edi Rama është përplasur me gazetarin kosovar, i cili i tha atij se po punon për të shkarkuar Albin Kurtin.

Lidhur me këtë, Rama ka ndërhyrë menjëherë duke i ndërprerë fjalën gazetarit, duke i thënë se Kurtin mund ta rrëzojë vetëm një protestë e qeverisë së tij.

Pjesë nga Replika:

Gazetari: Po punoni për të shkarkuar Kurtin…

Rama: Nuk do e mbarosh pyetjen.

Gazetari: Është e drejta ime.

Rama: Dëgjon këtu, qeverinë Kurti mund ta rrëzojë vetëm një protestë e qeverisë së tij. Kështu që nuk ka lidhje kjo. Tani vazhdo me pyetjen.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *