Një apartament është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të marte në zonën e “Astirit” në Tiranë.
Burime për median bëjnë me dije se zjarri mund të ketë shpërthyer nga dy bombola gazi.
Ekipet e zjarrfikësve kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa banorët kanë dala të alarmuar nga pallati.
Ka ende njerëz të bllokuar brenda në pallat.