Emrat/ Gjenden të pajetë çifti i të moshuarve në një banesë në Tiranë, dyshohet se…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku dy të moshuar u gjetën të pajetë.

Burime për median bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në “Nënstacionin e Selitës”, shtetasi me iniciale M.M., (nipi) ka gjetur në banesë pa shenja jete gjyshen dhe gjyshin e tij. Mësohet se shtetasi Safet Meçja (gjyshi), 80 vjeç  është vetëvarur, ndërsa e moshuara, Arta Meçaj 80 vjeç ka pësuar arrest kardiak kur parë burrin e pajetë.

Njoftimi i Policisë:

Informacion- Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Më datë 20.06.2022, në vendin e quajtur “Nënstacioni I Selitës”, është marrë njoftim se shtetasi M. M., ka gjetur në banesë pa shenja jete shtetasin S. M., 80 vjeç, dhe A. M., 80 vjeç (gjyshërit).

Shtetasi S. M. dyshohet se është vetëvarur ndërsa shtetasja A. M., është gjetur pa ndjenja. Stafi i ambulancës ka konfirmuar se kanë ndërruar jetë të dy.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *