Kryeministri, Edi Rama ka ndarë pamjet e projektit të Portit të Durrësit.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama shkruan se ky projekt do të transferojë rrënjësisht infrastrukturën tregtare mes Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe gravitetin ekonomik e rajonal.
“Mirëmëngjesi dhe me projektin ambicioz të Portit të ri të Durrësit, paraqitur në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, si projekt i integruar me projektin e hekurudhës Durrës-Prishtinë dhe portin e thatë në Prishtinë, që do të transformojë rrënjësisht jo vetëm infrastrukturën tregtare mes Shqipërisë dhe Kosovës, po edhe gravitetin ekonomik rajonal, duke e kthyer Durrësin në një nga portat strategjike të ekonomisë së Mesdheut, ju uroj një ditë të bukur”, shkruan ai.