Emrat/ Shpërndanin drogë në Tiranë e Lezhë, arrestohen 2 persona

Dy persona janë arrestuar në Tiranë, pasi shpërndanin drogë nëpër qytete.

Shtetasit Vitor Kaci, 46 vjeç, dhe Rediol Duka, 26 vjeç akuzohen për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Sakaq iu gjetën dhe iu sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, gati për shitje.

Njoftimi i Policisë:

TIRANË

Finalizohen brenda 12 orëve, 2 operacione policore, të koduara “Yelloë pack” dhe “Plastic”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.Operacionet u zhvilluan nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë.

Gjatë operacionit policor të koduar “Yelloë pack” u vu në pranga 1 shtetas dhe u sekuestrua 1 kg e 15 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit kokainë.Gjatë operacionit policor të koduar “Plastic” u vu në pranga 1 shtetas dhe u procedua në gjendje të lirë një tjetër, si dhe u sekuestrua lëndë e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza, gati për shitje.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Yelloë pack” u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Vitor Kaci, 46 vjeç, banues në Lezhë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve. Në rrugën “Asim Vokshi”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe arrestuar në flagrancë shtetasin Vitor Kaci, 46 vjeç, të cilit, gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, 1 kg e 15 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas, në bashkëpunim me persona të tjerë, ende të paidentifikuar, pasi siguronte sasi lënde narkotike në peshën 2-3 kg, e ndante atë në doza, të cilat i shisnin më pas në zona të ndryshme të kryeqytetit dhe të qytetit të Lezhës.

Punohet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Plastic” u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Rediol Duka, 26 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë, shtetasi I. Zh., 43 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, këtyre shtetasve iu gjetën dhe iu sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, gati për shitje.

Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi siguronin lëndë narkotike kokainë, e ndanin në doza, të cilat i shisnin në zona të ndryshme të Tiranës. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *