Është arrestuar shoferi i makinës, që përplasi për vdekje një 15-vjeçar që po lëvizte me motor. Aksidenti tragjik ndodhi ditën e djeshme, 20 qershor.
Sakaq, shtetasi me iniciale T. N., 34 vjeç është arrestuar për veprën penale, “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:
-T. N., 34 vjeç, banues në fshatin Gjyralë, Cërrik, për veprën penale, “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi duke drejtuar automjetin, në aksin rrugor Belsh – Marinë, është përplasur me një motomjet.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit dhe është dëmtuar pasagjeri në të.