Një arsenal armësh është zbuluar në Tiranë, në zonën e Liqenit të Thatë.
Burime për median bëjnë me dije se armët e zjarrit ishin fshehur në garazhin e një pallati 5 katësh që ishte lëshuar me qira. Sakaq, policia ja ka dalë të arrestojë poseduesin e armëve të tipit pistoleta me silenciator, kallashnikov por edhe snajper.
Kujtojmë se pak ditë më parë në Tiranë u zbuluar një tjetër depo me armë të cilat shpërbenin për të modifikuar armët e zjarrit të cilat dyshohet se ishin porositur nga krimi i organizuar.