Një zjarr i madh ka përfshirë fabrikën e peletit në Maliq.
Sipas raportimeve të para, zjarri ka përfshirë një sipërfaqe të madhe në fabrikë, ku shihen dhe shtëllungat e tymit.
Mësohet se si pasojë e flakëve, janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Njoftimi i Policisë:
Maliq/Informacion paraprak
Më datë 21.06.2022, rreth orës 13:30, në qytetin e Maliqit, ka rënë zjarr në një fabrikë të prodhimit të peletit. Si pasojë e flakëve, janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e zjarrfikëses të cilat po bëjnë të mundur shuarjen e zjarrit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.