Qeni i antidrogës merr në “qafë” dy shqiptarët, iu zbulon 1.2 kilogram kokainë të fshehur

Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e Policisë së Peruxhias, pasi gjatë një kontrolli iu gjet një sasi prej 1.2 kilogram kokainë.

Siç raporton media italiane  Folignos , policia i kishte vendosur në mbikëqyrje shqiptarët, pasi ata ishin pikasur disa herë duke shitur drogë në qytet. Pas përgjimeve të kryera, u zbulua edhe baza ku shqiptarët kishin fshehur lëndën narkotike. Fillimisht u gjetën 400 gramë kokainë, por ishte një qen i antidrogës që zbuloi edhe pjesën e tjetër të kokainës. Po ashtu u sekuestruan edhe 14 mijë euro, që dyshohet se vinin nga aktiviteti i jashtëligjshëm.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *