Deputeti i PD Luçiano Boçi i konsideruar si një skandal dhe dëmtim të plotë të investimeve për tu integruar në Bashkimin Europian, deklaratat e kryeministrit Edi Rama, i cili tha se Shqipëria nuk do të marrë pjesë në samitin e BE.
I ftuan në ABC Neës, deputeti demokrat tha se Rama po bën rolin e dikujt tjetër, ku sipas është Serbia, e cila është e favotizuar nga qëndrimi i Ramës. Gjithashtu ai tha se deklarata e Ramës nuk është rastësore.
“Janë festuar gati pesë herë këto hapjet e negociatave. Dhe jemi përballë një deklarate skandaloze të kryeministrit tonë. Është një dëmtim i plotë i investimit të shqiptarëve me ëndrrën e tyre në raport me BE. Deklarata të tilla kanë përgjegjësi.
Duket që Rama bën lojën e dikujt tjetër. Samiti kishte edhe një natyrë simbolike për Ukrainën, duke qenë në këtë lloj atmosfere nuk mund të bësh deklarata të tillë edhe sikur të të jetë bërë padrejtësi e madhe. Më e favorizuar është Serbia, që i rri mirë ky qëndrim. Rama nuk mund ta bënte një deklaratë të tillë. Nuk është rastësore”, deklaroi Boçi