Marrëdhënia me Vuçiç, Panarit thumbon Ramën: Vëllezër i quanim edhe kinezët

Ish-ministri i Jashtëm Edmond Panariti komentoi takimin mes dy qeverive ditën e djeshme. Panariti tha parlamenti shqiptar duhet të kalonte rezolutën për gjenocidin serb në Srebrenic. Gjithashtu ai tha se duhen hequr tarifat doganore mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Një thumbim Panariti kishte edhe për kryemistrin Edi Rama, i cili e quan vëllla presidentin serb Aleksandër Vuçiç, teksa tha se dikur vëllezër kemi quajtur edhe kinezët, duke iu referuar kohës së komunizmit.

“Nuk dua të hyj në diskutime patriot apo tradhtar, por më trishtoi fakti që parlamenti shqiptar nuk kaloi rezolutën për gjenocidin serb në Srebrenicë, është një turp. Duhet ta kalonte pas një lloj rezerve. Kjo është një rezolutë që duhet të ishte miratuar në unanimitet dhe nuk duhet të ishte marrë se kush është grupi propozues. Një trishtim i madh , mosmiratimi i kësaj rezolute pavarësisht nga justifikimet shpresoj të korrigjohet se më parë sepse kjo peshë do të ishte një turp. Veprim i pamençur dhe i pajustifikuar, duhet kapërcyer.  Kosova nga ana e saj nuk vendos tra, dhe nga pikëpamja e cilësisë rruga është më e lartë. Përse duhet ta diskriminosh. Pra t’i shkon kundra asaj që deklaron. Bëj siç bën vëllai jot, nuk të ngarkon ty, por sikur të vendoste edhe ai tarifa. Mendoj që kjo nuk duhet të kishte ndodhur, ai investim është paguar nga taksapagues shqiptar. Pra duhej evituar dhe aq më tepër që shoferët shqiptarë paguajnë jo pak taksa qarkullimi. Duhet riparë, sa më parë të hiqet apo jo”, tha ai.

Kë shihni më shumë si vëlla të zotit Rama?

Panariti: Biologjikisht vëllezërit janë vëllezër gjaku. Vëllezër dikur kemi quajtur edhe kinezët. Por vëllezër kemi Kosovën edhe shqiptarë e Maqedonisë, ata që kanë gjak shqiptari janë vëllezërit tanë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *