Sekretari për pushtetin vendor në PD, Roland Bejko komentoi takimin e kryeministrit Edi Rama me kryetarët e bashkive pak ditë më parë.
Bejko tha se Rama ka si qëllim që të ulë numrin e bashkive, dhe se pretendimet për falimentin janë pretekste.
“Takimin që bëri Rama me krerët bashkive e lexova si një mesazh që se Rama e ka marrë vendimin. I nxori të falimentuara sa këto do i nxjerrim skarco dhe do i reduktojë, me idenë që nuk funksionojnë se nuk sigurojnë të ardhura. Rama thotë se kanë humbur qëllimin që janë krijuar se pushteti vendor është krijuar për vetëqeverisje. 4 vite ishin të mjaftueshme ti orientonte. Iu thotë borxhet që keni akumuluar, tregojnë qëllimin e Ramës për të marrë pushtet nga qeveria lokale, jo tek të gjitha bashkitë. Rama kërkon ti zhdukë. Zgjidhja do e bëjë edhe më keq gjendjen”, tha Bejko.