Arsenal armësh te Liqeni i Thatë/ Do të përdoreshin për ekzekutime mafioze, mund të zbardhen edhe atentatet (Detaje)

Arsenali i Armëve ditën e djeshme më 21 Qershor në zonën e Liqenit të Thatë, burime për Priza.al bëjnë me dije se i përket një grupi të fuqishëm kriminal, që operon në Shqipërinë e Mesme.

Sakaq, armët e sekuestruara ishin modifikuar e përshtatur si snajper me shënjestra optike, do përdoreshin për ekzekutime mafioze.

Hetuesit tregohen mjaft të rezervuar në dhënin e detajeve, pasi hetimet janë ende në vijim, por mësohet se zbulimi i këtyre armëve, mund të zbardhë edhe atentate, apo tentativa vrasjes që kanë ndodhur vitet e fundit. Hetuesit janë duke kryer hetime I ntensive për identifikimin e personave të tjerë që janë pas këtij aktiviteti, pasi sipas të dhënave i riu, i arrestuar nuk është i vetem i përfshirë në ketë aktivitet kriminal. Ndërkohë armët janë dërguar ne laboratorin e ekspertizës jo vetëm për të mësuar nëse këto armë janë përdorur në ngjarje kriminale, por edhe për të gjetur shenja gishtërinjsh apo gjurmë ADN-je, të personave të tjerë tek armët e sekuestruara.

Gjithashtu për ekspertizë janë dërguar dhe aparatët celularë dhe laptopi i sekuestruar, me shpresë për të zbardhur aktivitetin kriminal të personave të përfshirë. Arsenali i armëve, u gjet në një garazh të marrë me qira nga 27-vjeçari, Eno Papa Alias Beqiri në zonën e Liqenit të Thatë.

Çfarë u gjetën brenda garazhit?

2 snajpera, 4 armë zjarri kallashnikov, 2 armë zjarri automatike, 4 armë zjarri pistoleta me silenciator, 85 pako me fishekë të kalibrave të ndryshëm, një sasi e konsiderueshme krehra armësh, pjesë të ndryshme armësh, shënjestra optike për armët e precizionit (snajper), tre kallëpe tritoli, sasi lënde e dyshuar eksplozive, 2 palë portotarga elektrike për fshehjen e targave, një automjet, 3 aparate celulare, 2 laptopë, 5 paruke dhe një pasaportë e dyshuar e falsifikuar.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *