Rritja e çmimeve të ushqimeve e ka shtyrë inflacionin në Mbretërinë e Bashkuar në një rekord të ri 40-vjeçar në maj prej 9.1 për qind nga viti në vit, treguan sot të dhënat zyrtare.
Rritja e çmimeve të ushqimeve dhe pijeve joalkoolike, krahasuar me rënien e një viti më parë, kontribuoi më së shumti në rritjen e inflacionit, njoftoi Zyra për Statistikat Kombëtare (ONS), raporton Reuters.
Krahasuar me prillin e këtij viti, çmimet e konsumit në Britani u rritën me 0.7 për qind në maj, sipas të dhënave të ONS.
Ministri i Financave Rishi Sunak tha me këtë rast se qeveria britanike po bën gjithçka që është e mundur për të përballuar rritjen e çmimeve.
“Ne po përdorim të gjitha mjetet që kemi në dispozicion për të ulur inflacionin dhe për të luftuar kundër rritjes së çmimeve,” tha Sunak.
Ai shtoi se Mbretëria e Bashkuar “mund të ndërtojë një ekonomi më të fortë me një politikë monetare të pavarur, një politikë fiskale të përgjegjshme që nuk kontribuon në presionet inflacioniste, si dhe forcimin e produktivitetit dhe rritjes afatgjatë”.