Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Edi Rama dhe Dimitar Kovaçevski, sot në mesditë duhet të shpallin vendimin nëse do të marrin pjesë nesër në samitin Bashkimi Evropian-Ballkani Perëndimor në Bruksel.
Të tre liderët do të marrin vendimin pas konsultimit me qeveritë dhe këshilltarët e tyre.
Liderët e gjashtë vendeve të rajonit janë ftuar në një takim me liderët e Këshillit Evropian, i cili duhet të mbahet nesër para fillimit të samitit të rregullt të qershorit të Bashkimit, në të cilin do të diskutohet për zgjerimin.
Sipas mediave, Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, në një letër drejtuar liderëve të vendeve anëtare të BE-së, duke i ftuar ata në seancën e Këshillit Evropian, theksoi se procesit të zgjerimit dhe integrimit duhet t’i jepet energji e re. e partnerëve tanë nga Ballkani Perëndimor”.
Ai tha se Ballkani Perëndimor është i rëndësishëm për BE-në dhe BE-ja është e rëndësishme për Ballkanin Perëndimor, duke shtuar se do të takohet me partnerët e Ballkanit Perëndimor para seancës formale të Këshillit Evropian, i cili do të takohet më 23 dhe 24 qershor.