Kreu i Rithemelimit, Sali Berisha ka marrë pjesë në një tryezë diskutimi me temë: “TË RIKTHEJMË SHQIPËRINË NË RRUGËN EUROPIANE”.
Berisha komentoi dhe kritikoi deklaratat e kryeministrit Rama në samitin e Ballkanit të Hapur që u mbajt në Ohër.
Sipas tij të cilësosh BE-në si një nuse dhe Shqipërinë si dhëndër është brutalitet, si dhe Rama po i dorëzon fatin Beogradit.
“Rrugëtimi nuk ka qënë i lehtë për shqiptarët. Pasojat e diktaturës kishin shtamposur mentalitetin e qenien e tyre. Në këtë rrugë u arrit jo pa vështirësi anëtarësimi i Shqipërisë në NATO. Duhet të jemi të hapur, t’i themi gjërat. Banalitet të gjitha këto për konsum, se jemi gati për martesë por nusja s’po na vjen. A jemi ne sot në atë nivel që duhet të jemi për ndërgjegjësim, sepse kjo që po ndodh këto ditë është në një formë absolutisht përsëritje e asaj që ndodhi në vitet 44 e 45,” tha Berisha.