Sinjale pozitive nga Bullgaria për Shqipërinë e Maqedoninë e veriut

Komisioneri  për zgjerimin e BE Oliver Varhelyi ka dhënë sinjale pozitive sot në lidhje me një propozim të mundshëm të BE për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Komisioneri është bazuar te një deklaratë e liderit të opozitës Bullgare e cila ka kërkuar mocion mosbesimi për qeverinë edhe për shkka të vetos së vendosur për Maqedoninë e Veriut.

Oliver Varhelyi shkruajti në Twitter në orën 11:26 minuta këtë koment:  Falenderojmë liderin e opozitës Gerb @BoykoBorissov për marrjen e një vendimi historik për Evropën dhe për Maqedoninë e Veriut për pranimin e negociatave bazuar në propozimin Francez që lejon vazhdimin me hapjen e negociatave të anëtarësimit me ?aqedoninë e Veriut. Ne presim që qeveria t’i bëjë propozimet e nevojshme Parlamentit sot në mënyrë që Evropa të mund të ecë përpara.

Por cfarë ka thënë lideri i opozitës Bullgare sot?

Përfaqësues të GERB -it së bashku me kryetarin e partisë Bojko Borisov dhanë një deklaratë për media.

“Teksti i propozimit francez për kornizën negociuese me RNM-në është shumë i mirë”, tha ish-kryeministri Bojko Borisov.

Kryeministri dhe shumica qeverisëse tha ai, marrin vendime të vështira dhe jopopullore kur mbajnë një parim, dhe parimi është që për momentin partnerët euroatlantikë duan zgjerimin e Ballkanit.

Borisov tha se kishte folur me ligjvënësit e GERB për t’i dhënë dritën jeshile Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

“ Petkov duhet të thërrasë menjëherë një mbledhje të Këshillit të Ministrave, për të bërë propozime, për të ardhur në parlament ”, tha Borisov .

Por propozimi francez ende mister

“Teksti i propozimit francez për kornizën negociuese me RNM-në është shumë i mirë”, tha ish-kryeministri Bojko Borisov.

Por në Shkup askush nuk ka dijeni për paketën e propozimiz francez që thuhet se i hap dritën jeshile Maqedonisë së Veriut duke i lënë kusht rregullimet ligjore ose dhe ndryshime në Kushtetutë që kanë lidhje me respketimin e të drejtave të pakicave bullgare në Maqedoninë e Veriut. Priza.al

 

* Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Priza.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Priza.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016*

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *