Rama bën hap pas. Vendos të ulet nesër në Bruksel

Kreu i qeverisë Shqiptare do të jete nesër në Bruksel.

Rama shkruajti pak minuta pas mesditës në Twitter se:

Sapo dëgjova që diçka po lëviz sot në Bullgari. Shumë herët për të qenë optimist dhe shumë pak për të ndryshuar pjesën e fjalimit të nesërm ku Bullgaria kritikohet si një vend që ka rrëmbyer dy vende të NATO-s, ndërkohë që ka një luftë të nxehtë në kufirin e Evropës!

Ne do të marrim pjesë në mbledhjen e Këshillit të BE-së. Nuk do të ketë shumë për të dëgjuar për ne, por ne do të kërkojmë të dëgjohemi për idenë e një Komuniteti të Ri Politik Evropian që ne mbështesim, për Ballkanin e Hapur që çon përpara frymën e Evropës dhe për rrëmbimin tonë nga Bullgaria që shkatërron atë, shkruan Rama në Twitter. Nuk dihet nëse të njëjtin vendim do të ketë edhe Serbia.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *