Ish-deputeti socialist, Ben Blushi ka rrëfyer një takim me gjyshen e tij Mynever Shuteriqi, në 98-vjetorin e saj të lindjes.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Blushi ka ndarë një bisedë me gjyshen e tij, ku kjo e fundit ka rrëfyer largimin nga Gjirokastra së bashku me familjen e saj kur ishte vetëm 2 vjeç. Mesa duket pasioni për shkrimin ka bërë që këtë herë, Blushi të zgjedhë si personazh gjyshen e cila ka kontribuar edhe në luftën e dytë botërore, por edhe për të bërë të njohur historinë e saj të njohjes me një ndër shkrimtarët e mëdhenj që ka pasur vendi ynë, Dhimitër Shuteriqi.
“Në Elbasan gjatë luftës. Unë shkova të dilja partizane. Por komandanti i brigadës 17, më tha ti nuk do vish në mal. Gjithë shoqet dhe shokët e mi ikën në luftë. Po ty pse nuk të morën, e pyeta. Mua më thanë që të merresha me shtypin e luftës dmth të shkruaja komunikata dhe ti shpërndaja. Unë nuk di ta bëj këtë punë, i thashë”, tregon ajo.
Në bisedë e sipër ajo tregon se ky i fundit kishte jetuar në Francë dhe mes kujtimeve që kishte marrë me vete nga atje ishte edhe një fotografi e ish-të dashurës së tij, Blanshës.
“I mbante fotografitë e saj në shtëpi. Një herë kur fëmijët luanin dhe nxorrën fotografitë më pyetën kush është kjo vajza që ka dalë me babin. Dhimitri u bë keq sepse mendoi se unë do bëhesha xheloze”.
Në fund të bisedës, Blushi tregon se gjyshja e tij, sot feston 98-vjetorin e saj dhe se ai i ka bërë një kërkesë që ajo duhet të bëhet me patjetër 100.
“Jam 100 pa 2, duhet të bëhesh patjetër 100”, shkruan ndër trë tjera Blushi.
Shkrimi i Plotë:
GJYSHJA IME, MYNEVER SHUTERIQI
Shkova të takoj gjyshen. Mynever Shuteriqin
Këtu afër te Toptani, pi kafe
Herë vetëm, herë me njërëz
Po shoqet nuk vijnë për kafe?
Nuk kam më shoqe, tha Myneveri, ose janë sëmurë ose kanë vdekur
Të ka marrë malli për Gjirokastrën?
Jo nuk më merr malli për Gjrokastren. Ika dy vjeç që aty nuk kam kujtime
Pse ikët nga Gjirokastra?
Babai ishte nënpunës i pyjeve dhe e qarkullonin në qytete të ndryshme
Kudo. Lushnje, Elbasan, Delvinë. Aty mësova pak greqisht
Nuk e dija që di greqisht, i thashë
Gjithë Delvina fliste greqisht dhe unë e mësova nga shoqet e fillores
Po tjetër çfarë gjuhe flet?
Në shkollën Nëna Mbretëreshë në Tiranë
Shkolla më e mirë për vajza, babai paguante 12 napolona në vit
Çfarë mësuesish kishit në shkollë?
Shumë pak. Mësuesja ime e italishtes quhej sinjora Dotmasse. Ajo thoshte që italishtja është gjuha e Zotit, frengjishtja është gjuha e dashurisë ndërsa shqipja është gjuha e zogjve. Po ti di italisht?
Do të të recitoj Dante Aligerin, më pyeti Myneveri
Tanto gentile e tanto honesta pare
La donna mia
quando ella altrui salute
che va dicendo al anima
Sospira
Shumë e ëmbël dhe shumë e bukur duket
e dashura ime
çdo njeri që e sheh
i thotë vetes
psherëti
Shumë e bukur, thashë unë
Është Soneti i Beatrices, tha Myneveri, Dante ia kushtoi se e kishte të dashur
Vërtet s’të merr malli të shkosh në Itali, e pyeta
Kam qenë në Itali, vetëm në Francë skam qenë. Dhimitri,gjyshi yt më thoshte gjithmonë, si stë çova një herë në Francë
Ai e donte shumë Francën,thashë unë
Aty studjoi 6 vjet, tha Myneveri kishte dhe një të dashur
Ti tregonte ty të dashurat, e pyeta
Këtë historinë e Blanshes po
Ça thoshte Dhimitri për Blanshën?
I mbante fotografitë e saj në shtëpi. Një herë kur fëmijët luanin dhe nxorrën fotografitë më pyetën kush është kjo vajza që ka dalë me babin. Dhimitri u bë keq sepse mendoi se unë do bëhesha xheloze
Jo, tha Myneveri. Kur ndodhi kjo puna e fotografive me fëmijët, Dhimitrit i thashë që unë nuk kam punë me jetën tënde të mëparshme dhe ai u lehtësua
Në Elbasan gjatë luftës. Unë shkova të dilja partizane. Por komandanti i brigadës 17, më tha ti nuk do vish në mal. Gjithë shoqet dhe shokët e mi ikën në luftë
Po ty pse nuk të morën, e pyeta
Mua më thanë që të merresha me shtypin e luftës dmth të shkruaja komunikata dhe ti shpërndaja. Unë nuk di ta bëj këtë punë, i thashë.
Do të ndihmojë Dhimitri, më thanë, ai është shkrimtar do punoni bashkë
18 në atë kohë. Më futën dhe dy herë në burg
Për këto komunikatat që shkruanim. Më mbanin një javë pastaj më lironin për mungesë provash
Edhe kështu u njohe me Dhimitrin?
Na çuan në një bazë ilegale të shtypit që duhet të ishte sa më thellë që gjermanët mos e gjenin dot.
Në Shpat të Elbasanit, në fshatin Stërstan
Kam qenë në Shpat, thashë unë
E di ç’dmth Stërstan, më pyeti Myneveri
Stërstan do të thotë përtej staneve, kaq larg ishte
Mendon se ke jetuar mirë,e pyeta
Mendoj se i kam marrë jetës më shumë nga çmundet, tha Myneveri
Kur te pyesin sa vjeç je si i përgjigjesh?
Sot në 21 qershor, me solsticin e verës
Jam 100 pa 2, tha Myneveri
Duhet të bëhesh patjetër 100, i thashë
Do përpiqem, tha Myneveri
Tani do të bëj një fotografi, i thashë
Shpejt, tha, duhet të dal
Do shkoj për darkë, tha, më ka ftuar vëllai yt.