Fushata ka qënë tejet intesive nga palët politike, ndonëse në periudhë pandemie. Në morinë e komenteve të dhëna më herët, moderatorja e njohur Ori Nebijaj, e cila kandidonte për deputete në Tiranë nën siglën e Partisë Demokratike, lëshoi një deklaratë ‘bombë’ e cila nuk kaloi pa marrë fokus.
Teksa ishte e ftuar në emisionin “Opinion”, ajo iu drejtua kamerës për të përcjell një mesazh të fortë, ndonëse me shaka, por që duket se parashikimi i saj qëlloi në shenjë.
Për fat të keq, ajo që ia ndolli PD-së, doli e vërtetë. Një humbje, ku kundërshtarët ia faturojnë fajin kryedemokratit Basha, e për të cilin kërkojnë që edhe të dorëhiqet. Shumë personazhe me mjaft peshë në të djathtën, janë pro largimit të Bashës.
Por kjo kërkesë, si për ironi të fatit është bërë në fillim nga Ori Nebijaj, pasi ajo ishte plot shpresë se fitoren e kishin të sigurtë. Nebijaj i kërkoi Lulzim Bashës që të jepte dorëheqjen, nëse Partia Demokratike humbiste zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. “Z. Basha, ne do fitojmë. 18 mandate të sigurta. Të lutem, nëse ne humbasim, jep dorëheqjen”, tha ajo.